Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emma Stone fejohet me David McCary

NULL NULL
05.12.2019 10:00

Shumë urime!

Emma Stone është fejuar me të dashurin e saj, producentin e “Saturday Night Live” David McCary.

Ky i fundit e ka bërë të ditur këtë lajm duke e postuar në Instagram një fotografi të çiftit ku aktorja shihet me unazën e saj të fejesës.

View this post on Instagram

💕

A post shared by @ davemccary on

Stone dhe McCary, që nuk kanë dashur të jenë në qendër të vëmendjes, e kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë në muajin tetor të vitit 2017.

Që nga atëherë, ata kanë bërë disa paraqitje publike përfshirë edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve 2019 Screen Actors Guild Awards, një lojë të NBA si dhe “Boom Boom Afterparty” të Met Gala.

Aktorja e njohur amerikane ishte parë edhe në muajin prill me një unazë që dukej sikur ishte simbol i fejesës, por që asgjë nuk ishte konfirmuar nga çifti.

34 vjeçari McCary që është shkrimtar dhe një nga producentët e “Saturday Night Live”  e ka takuar 31 vjeçaren Stone para dy vjetësh, kur kjo e fundit kishte qenë moderatore e këtij shou televiziv.

 

lajme të ngjashme