Emisioni “SOL” nga sot në shtëpitë tuaja, vjen me 6 orë program (VIDEO) NULL NULL 25.02.2024 08:51 25.02.2024 08:51 Adelina hasani, autorja e emisionit "Sol" Skemës programore të Klan Kosovës nga sot i shtohet edhe një emision i ri. Atë e sjellë Adelina Hasani dhe transmetohet çdo të diel nga ora 12. Autorja dhe prezantuesja thotë se programi mbi 6 orësh ofron laramani që do t’i mbajë të mbërthyer shikuesit para ekranit. “Do të jetë një program më shumë se gjashtë orë, me gjëra nga më të ndryshmët do të thotë gjithçka do të përfshihet brenda këtij formati dhe unë besoj që ky emision do t’i gozhdoj shikuesit shqipëtar ku do që gjenden ata para ekranit në çdo të diel”, tha Hasani, njofton Klankosova.tv. SOL është një dhe i vetmi në vend që i takon këtij formatit dhe si i tillë, ka shumë për t’i dhuruar publikut. “Emisioni do të ndahet në shtatë rubrika të ndryshme të cilat do të xhirohen brenda në studio, dhe në teren , në studio do të ketë gjithmonë një të ftuar ekskluziv i cili rrëfen për jetën e tij private dhe përsonale qysh ne dimë të i realizojmë”, shtoi ajo. Me pjesën e dedikuar veç për traditat shqiptare ky emision do t’i kthejë në kohë shikuesit. Stafi fantastik i SOL ka menduar edhe për të vegjëlit të cilët do të testohen nga makina e së vërtetës. “Do t’i kemi në studio një ose më shumë fëmijë ku do t’i bëjmë pyetje nga më të ndyshme pyetje qesharake, pyetje jo qesharake që i sjellë ata në një dimension krejt tjetër“. Rubrikat tjera do të jenë Nëpër Sfida, Gjurmë, dhe Përtej Vip, Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni SOL me Adelinën, çdo të diel vetëm në Klan Kosova.