Emisioni “Kiks Kosova” vë në aksion policinë për prostitucion (VIDEO) NULL NULL 07.12.2021 23:40 07.12.2021 23:40 Ofrimi i shërbimeve seksuale në këmbim të parave është dukuri e ndaluar në Kosovë. Por si fenomen emisioni “Kiks Kosova”, më 16 nëntor, prezantoi se si kjo gjë po ndodh në Kosovë në kafene dhe në qendra të masazhit. Madje ekipi i “Kiks Kosova” i vizitoi disa prej tyre në versionin e klientit, fillimisht në Ferizaj pyeti qytetarët, të cilët ishin të informuar se ku gjindeshin dhe çfarë bënin femrat aty. Gjatë vizitave në disa prej kafeneve të natës, femrat pranonin të negocionin dhe të dakordoheshin për marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Tutje edhe disa nga qendrat e masazheve shërbenin si vend i bisedimeve për marrëveshje për favore seksuale, edhe pse brenda në lokale nuk pranonin të kryenin këtë shërbim. Për këtë çështje kemi zgjedhur për të aplikuar në një konkurs pune të hapur për pozitën e masazheres, ku ekipi zbuloi cilat janë kriteret e punësimit, sa vite përvojë pune kërkohet, kujt i përket bakshishi i klientit, përgjigjen e këtyre dhe shumë të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë