Emisarja e re- Çekia ia beson Ballkanin, Editës (VIDEO) NULL NULL 11.04.2025 20:21 11.04.2025 20:21 Kur kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, sërish të takoi liderët e shtetit të Kosovës, sikur këtu presidenten Vjosa Osmani, me patjetër do përmend emrin Edita Hrda. Qeveria çeke, njoftoi se ka emëruara këtë diplomate, emisare të saj për Ballkanin Perëndimor. Kështu Praga zyrtare hynë në mesin e shumë shteteve të Evropës, që tashmë kanë vendosur të dërguar të posaçëm për rajonin me gjashtë shtete. Greqia, Sllovenia, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, janë vetëm disa prej shteteve që kanë emisar apo emisare, për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Serbinë. Edhe dy superfuqitë e Bashkimit Evropian, Gjermania e Franca, tash e sa vite kanë top-diplomatë që janë të angazhuar eskluzivisht me perëndimin e Ballkanit. Berlini, për më shumë se tre vite, e ka politikanin nga partia e të gjelbërve, Manuel Sarrazin, kurse Parisi, ka diplomatin e karrieres, Renne Trocaz. Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, thotë se duke mos pasur fokusin në këtë pjesë të Evropës, liderët e vendeve të BE-së dhe kontinentit, emërojnë emisar. Deri para ca muajsh edhe vetë BE-ja si bllok 27 anëtarësh kishte një të dërguar special për Ballkanin, por që detyrën primare Miroslav Lajçak e kishte ndërmjetësimin në procesin e dialogut për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Tani Brukseli, për 13 muaj ka emëruar danezin Peter Sorensen, për emsiar që apostafat merret me dialogun mes republikës kosovare dhe Beogradit. Ndiqeni videon për më shumë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë