Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emiratet e Bashkuara do ta vazhdojnë mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë

NULL NULL
17.03.2022 14:28

Në fund të këtij muaji do të fillojë punën Spitali i Pediatrisë që është ndërtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga Emiratet e  Bashkuara.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në një takim që pati sot me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara me seli në Podgoricë, Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Latifi e ambasadoren për kontributin e vazhdueshëm të shtetit të saj në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë.

Latifi përmendi se prioritet për të dhe Ministrinë e Shëndetësisë është edhe krijimi i Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës (sikurse është ai për transplantimin e veshkës), duke shpresuar kështu në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Emiratet e Bashkuara si në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për këto qendra.

Alshamsi premtoi se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të dyjave vendeve.

Ajo ftoi ministrin për vizitë në Emiratet e Bashkuara, ku me homologun e tij do t’i shpalosin projektet e përbashkëta.

Po ashtu, ambasadorja theksoi se do të jetë mbështetëse e fuqishme në vazhdimësi e të gjitha ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.