Emiratet e Bashkuara Arabe ndërtojnë spital në Kosovë në vlerë prej 26 milionë dollarësh NULL NULL 19.11.2020 14:34 19.11.2020 14:34 Emiratet e Bashkuara Arabe kanë investuar 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit të ri Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, që është në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në vizitën që bëri në këtë spital ka falënderuar donatorët, si dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për përkushtimin e saj në ndërtimin e tij, njofton Klan Kosova. “Ndërtimi i spitalit, pajisjet përcjellëse dhe teknologjia e fjalës së fundit, trajnimi i personelit janë donacion nga Shkëlqesia e Saj, Sheik Fatima bint Mubarak, me vlerë mbi 26 milionë dollarë”, ka shkruar Zemaj. “Ky spital do të jetë zgjidhje për lindjet e foshnjave të shëndetshme. Jemi falënderues për donatorët dhe përkushtimin e ish presidenten Jahjaga për këtë vepër të madhe për shëndetësinë tonë”. Zemaj tha se spitali është duke u finalizuar ishte “shumë mbresëlënës për punën e shkëlqyer që po bëhej”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.