Emiratet e Bashkuara Arabe i japin fund censurës së publikimeve kinematografike NULL NULL 19.12.2021 19:22 19.12.2021 19:22 Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të se nuk do të censurojnë më filmat e lëshuar në kinema. Kjo është përpjekja e fundit e vendit për të rritur vëmendjen si një qendër liberale tërheqëse për të huajt. Në vend të prerjes së skenave të ndjeshme, Autoriteti Rregullator i Medias së Emirateve do të prezantojë një kategori të re të moshës 21+ për shikuesit, shkruan Abcnews, transmeton Klankosova.tv. “Filmat do të shfaqen në kinema sipas versionit të tyre ndërkombëtar”, tha autoriteti në një postim në Tëitter. Censorët në Emiratet e Bashkuara Arabe, si kudo në Lindjen e Mesme, kanë hequr prej kohësh skena në publikimet kinematografike që tregojnë lakuriqësi, homoseksualitet, seks dhe përmbajtje të tjera që konsiderohen të papërshtatshme.