Eminemi, fytyra e re e Crypto.comit, zë vendin e Matt Damonit NULL NULL 29.04.2024 21:23 29.04.2024 21:23 Eminemi do ta zëvendësojë Matt Damonin si zëdhënësi i ri i Crypto.comit. Reperi ikonik e bëri këtë gjë të ditur në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke e zëvendësuar kështu Matt Damonin në këtë pozitë. Kjo risi për yllin amerikan vjen karshi me të rejat tjera rreth albumit të tij të ri që do të titullohet “Vdekja e Slim Shadyt”. Sidoqoftë, ende nuk dihet data se kur do të publikohet albumi i ri i legjendës nga Detroiti.