Emine Daci-Zejnullahu i bashkohet AAK-së NULL NULL 11.12.2024 12:52 11.12.2024 12:52 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Emine Daci-Zejnullahu është bërë pjesë e subjektit politik që ky e drejton. Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka uruar asaj mirëseardhje. “Ekspertiza juaj në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përvoja e pasur në organizatat ndërkombëtare si dhe kontributi juaj në arsimin e lartë, janë vlera që i duhen shumë vendit”. “Kosova Fituese po forcohet çdo ditë me personalitete të këtij kalibri për të sjellë ndryshimin e vërtetë në qeverisjen e vendit. Me Prof. Dr. Eminen dhe mbarë ekipin tonë, jemi bashkuar të ndërtojmë një Kosovë që krijon mundësi për të gjithë, një Kosovë lidere të zhvillimit rajonal dhe anëtare të NATO-s”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 1 day
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 1 day