Emiliano Shullazi dhe Gjergj Cukali në “rrjetën” e OFL NULL NULL 11.02.2020 14:04 11.02.2020 14:04 Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar të martën formularin për deklarimin e pasurisë dy subjekte të tjera që preken nga Ligji Special. Kësaj radhe bëhet fjalë për Emiliano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, dy personazhe të njohur për publikun të botës së krimit. Emiliano Shullazi aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërsa, Gjergj Cukali u dënua me 10 vite burgim në vitin 2006, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe aktualisht ndodhet në liri. Cukali u ndalua disa kohë më parë për vrasjen e ish policit Arben Bilali, por më pas në mungesë të provave u lirua. Sipas ligjit, Shullazi dhe Cukali duhet t’i përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. OFL njofton që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë./A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025