Emilia Clarke desh e kishte shkelur me veturë Samuel Jacksonin NULL NULL 27.06.2023 18:35 27.06.2023 18:35 Aktorja Emilia Clarke ka treguar për një situatë të çuditshme në sheshxhirim të filmit “Secret Invasion”. “Ata më vunë në një Lada, e që është njëfarë veture shumë e vjetër ruse…dhe unë thashë…’çfarë është puna e këtyre gjashtë ndërrues shpejtësish këtu? Cilin duhet ta përdor? Pse i paska dhjetë pedale?”, ka thënë Clarke. “Shkoj atje…ia fillojmë. Kamera ndodhet aty. Sami është po ashtu aty. Dhe unë e prek gjënë e gabuar, e prek përshpejtuesin dhe jo frenat”. Mirëpo Clarke tha se Jacksoni kishte qenë shumë i kuptueshëm dhe dashamirës në lidhje me incidentin potencial. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.