Emërohet kryeministri i përkohshëm i Sirisë, pas rrëzimit të Assadit NULL NULL 10.12.2024 15:46 10.12.2024 15:46 Mohammed al-Bashir Udhëheqësi rebel që ndihmoi në rrëzimin e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad është emëruar si kryeministër i përkohshëm i Sirisë, raportojnë mediat lokale. Në një fjalim televiziv, Mohammed al-Bashir njofton se do të qëndrojë në post deri më 1 mars, për të udhëhequr qeverinë në tranzicion, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv. Al-Bashir, i cili ka drejtuar provincën Idlib, është vendosur të drejtojë një kabinet të vogël për të siguruar që shërbimet publike të rifillojnë. Kjo vjen pasi disa agjenci qeveritare në vend u kanë kërkuar nëpunësve civilë dhe punonjësve të shëndetësisë të rifillojnë detyrat. Siç raportohet nga National, një gazetë me bazë në Abu Dhabi, al-Bashir qeveriste pjesë të Sirisë veri-perëndimore (përkatësisht Idlib) si pjesë e Qeverisë së Shpëtimit Sirian, e cila është një grup i lidhur me Hayat Tahrir-al Shams (HTS). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri 3 minuta më parë