Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Emërime politike në Bordin e AKP-së

NULL NULL
31.01.2018 09:03

Me Ligjin për Ndërmarrjet Publike personat që kanë marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të emërohen nëpër bordet e ndërmarrjeve publike (NP) në Kosovë.

Por, megjithatë kjo kërkesë ligjore nuk është respektuar me emërimet e reja në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Së paku kjo ka ndodhur me kandidaten që sipas vendimit të Qeverisë i prin listës, Hasime Mazreku.

Gazeta “Zëri” ka gjetur se kandidatja Mazreku jeton në Malishevë dhe vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga viti 2006-2011 ajo ka mbajtur pozitën e nënkryetares së Degës së PDK-së në Malishevë, ndërsa në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës ka qenë deputete e PDK-së.

Në zgjedhjet e vitit 2014 Hasime Mazreku ka qenë kandidate për deputete nga PDK-ja.

Të emëruar të tjerë, përveç Mazrekut, janë edhe Skënder Komoni, Ranko Djokic, Qemajl Behrami, Bekim Selimaj dhe Avni Ajdini.

Kandidati tjetër për anëtar të Bordit të AKP-së, Skënder Komoni, ishte i parapëlqyeri i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi edhe gjatë vitit 2012, kur ishte propozuar edhe aso kohe për anëtar të AKP-së.

Në biografinë e tij ai ka shënuar se është ekonomist i diplomuar, ndërsa nga viti 2003 ka punuar si inspektor i lartë në Doganat e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.