Ëmbëlsira perfekte për Vitin e Ri NULL NULL 31.12.2019 14:00 31.12.2019 14:00 Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i moteve ! Natyrisht kjo ngjarje festohet gjithandej – disa me familje, të tjerët me shoqërinë e disa me personin e zemrës. E ku ka festë tavolina është plot! Në mesin e gatimeve që keni përgatitur nuk mungon asesi edhe ëmbëlsira. Për ju që ende nuk keni vendosur se me çka do e ëmbëlsoni këtë natë, ju sjellim recetën e shijshme dhe të lehtë për t’u përgatitur. Përbërësit 1 litër qumësht 1 gotë sheqer 2 lugë të gjellës miell 2 lugë të gjellës nisheste 3 lugë të gjellës kakao 1 vanilje 1 lugë të gjellës gjalpë 3 biskota pako Përgatitja Për puding të gjithë përbërësit përveç vaniljes i derdhni në një tenxhere, tenxherën e vendosni në zjarrë dhe e përzieni. Pas trashjës së nevojshme ia shtoni vaniljën dhe e largoni nga zjarri.Biskota i vendosni tek ena e tortës, duke e lyer secilën shtresë me pudingun e përgatitur. Përmbi ia derdhni pudingun e mbetur dhe e vendosni në frigorifer për pritje të qëndroj rreth 2-3 orë. Ju bëftë mirë!