Elvana e lumtur pafund për “Tavolina e Mërzisë” (VIDEO) NULL NULL 27.02.2019 14:35 27.02.2019 14:35 Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar dje këngën e saj më të re. “Tavolina e mërzisë” mban titullin projekti për të cilin Elvana ka punuar më dy artistët kosovarë, Aida Barakun dhe Armend Rexhepagixhin si dhe me producentin Darko Dimitrov. “Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku janë 2 legjenda të Kosovës dhe jam krenare që punuam bashkë! Faleminderit që hytë në shpirtin tim dhe e thurët këtë muzikë dhe këto vargje”, ka shkruar Elvana në profilin e saj në Instagram. “Të jem e sinqertë ndjesia është gjithmonë si herën e parë… dhe s’mund të rri pa thënë qe më bën pafund të lumtur që ju prek zemrën kjo këngë njësoj si mua”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.