Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elshani sjell detaje nga rrahja në veri të Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2025 13:21

Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë dhe serbë ka ndodhur dje në veri të Mitrovicës, ku një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për intervistim nga policia.

Lidhur me këtë rast, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka folur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se ngjarja besohet të ketë ndodhur rastësisht dhe se në veri të vendit vazhdojnë të jetojnë njerëz që mund të shkaktojnë probleme, por kjo nuk përbën një rrezik të veçantë, njofton Klankosova.tv.

“Nuk është një ngjarje e jashtëzakonshme. Disa persona kanë incizuar me telefon, tjetri nuk është pajtuar. Dy persona janë arrestuar në fillim, njëri i dyshuar dhe tjetri dëshmitar. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, deklaroi Elshani.

Ndiqni detajet shtesë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.