Elseid Hysaj para ndeshjes ndaj Italisë: E di kualitetin e lojtarëve, duhet t’i marrim seriozisht NULL NULL 10.06.2024 16:53 10.06.2024 16:53 Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, doli mesditen e kësaj të hëne në një konferencë për media nga kampi i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen. Futbollisti kuqezi foli për sfidën e parë ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. “I kam parë dy ndeshjet miqësore që ka luajtur Italia. Duket nga jashtë sikur është një skuadër në vështirësi dhe po i mungon goli. Por nuk është ashtu siç duket. E njoh Italinë, e kemi parë edhe në Kampionatet e kaluara Europiane, të gjithë thonin që nuk arrin askund, por në fund fitoi Europianin. Ne duhet ta dimë që Italia është një skuadër e fortë, ka individë të fortë. Unë kam luajtur kundër të gjithëve gati, disa i kam edhe në ekip. E di kualitetin që kanë lojtarët. Duhet ta marrim seriozisht sepse nuk është ashtu siç duket”, u shpreh ai për FSHF, përcjell Klankosova.tv Hysaj foli edhe për pritshmëritë e skuadrës në këtë Europian dhe tha se shanset reale janë edhe për Shqipërinë, ndërsa shtoi se Kombëtarja duhet të fokusohet vetëm në fushën e lojës, transmeton Klankosova.tv “Kemi punuar shumë fizikisht dhe nuk kemi qenë në 100% tonë në këto dy ndeshje miqësore. Duhej kështu sepse duhej që të vendosnim pak peshë dhe forcë në këmbë përpara se të fillonim të përgatisnim ndeshjen me Italinë dhe të tjerat me radhë. Miqësoret shkuan mirë sepse treguam që jemi në formë të mirë, jemi mirë taktikisht në fushe dhe po stërvitemi qe të jemi më gati për ndeshjet e radhës”, u shpreh Hysaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.