Elon Musk do të vizitojë Indinë, takohet me kryeministrin Modi NULL NULL 11.04.2024 08:10 11.04.2024 08:10 Elon Musk ka njoftuar në platformën e tij të mediave sociale X, do të vizitojë Indinë për të takuar kryeministrin, Narendra Modi Elon Musk ka njoftuar në platformën e tij të mediave sociale X, do të vizitojë Indinë për të takuar kryeministrin, Narendra Modi. Shefi i Tesla-s pritet të shpallë së shpejti planet e mëdha të investimeve në vend, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Muajin e kaluar, India uli taksat e importit për automjetet elektrike (EV) për prodhuesit globalë të makinave, të cilët zotohen të investojnë 500 milion dollarë dhe të fillojnë prodhimin vendas brenda tre viteve. Në vitin 2021, shefi i Tesla-s tha se taksat e larta të importit të Indisë e kishin penguar firmën të lansonte makinat e saj në ekonominë e madhe me rritjen më të shpejtë në botë.