Elmi Reçica në Gjenevë: PDK po gjen përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë NULL NULL 22.01.2022 12:48 22.01.2022 12:48 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka qëndruar për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në takim me përfaqësuesit e nëndegës së PDK në Gjenevë, deputeti Reçica ka diskutuar për vizioninne ri të PDK-së për diasporën dhe programin për të ardhmen e Kosovës. “Partia Demokratike e Kosovës po gjenë përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë, si parti e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër zhvilluam një takim shumë të mirë me nëndegën e PDK-së në Gjenevë. PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës për të qenë afër diasporës tonë dhe për të koordinuar së bashku të ardhmen për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.