Elita 5 po rikthehet me koncert pas një kohe të gjatë NULL NULL 17.06.2024 15:27 17.06.2024 15:27 Elita 5 Elita 5 po rikthehet me një koncert për nder të çlirimit të Podujevës, pas një kohe shumë të gjatë. E vet vokalisti i grupit, Arif Ziberi u ka bërë thirrje njerëzve që të shkojnë në numër të madh në këtë organizim, shkruan klankosova.tv. “Ditën e mërkurë, më 19 qershor me rastin e festës së çlirimit, nën pratonatin e Komunës së Podujevës, mbas një kohe shumë të gjatë grupi i Elita 5 këtu në Podujevë do të shfaqin një koncert”, tha Ziberi. “Unë iu sugjeroj që të vini në numër sa më të madh, se keni çfarë të shihni, të këndojmë e të argëtohemi së bashku”.