Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eliminoni këto tre ushqime nëse doni të largoni fryrjen

NULL NULL
26.03.2023 09:17
Fryrja e stomakut

Sado të shijshme që janë, a e keni vënë re që disa ushqime ju japin fryrje dhe ngërçe në stomak? Nutricionistja dhe autorja e “Shkenca e të ushqyerit”, Rhiannon Lambert, ndau disa ushqime që ajo vetë i shmang për të parandaluar fryrjet dhe ngërçet e barkut, si dhe disa probleme më të këqija si kanceri, dhe të njëjtën gjë ua rekomandon edhe të tjerëve.

 Mish i kuq dhe i përpunuar

Lambert tha për The Sun: “Konsumimi më i lartë i mishit të kuq dhe të përpunuar mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë”. Gjegjësisht, mishi përpunohet nëse konservohet me tymosje, tharje, kripë ose përmban sasi të mëdha konservante, sipas udhëzimeve të NHS. Këto përfshijnë salcice, proshutë si dhe sallama, transmeton Klankosova.tv.

Siç shpjegon dietologia, ngrënia e tyre rrezikon edhe fryrje të pakëndshme në bark, si dhe zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare për shkak të sasive të mëdha të yndyrave të ngopura që përmbajnë, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj, është mirë që t’i shmangni ose të paktën të reduktoni konsumin e tyre në minimum”, shtoi ajo.

 Çamçakëzi

Ju mund të keni menduar se përtypja e çamçakëzit për frymëmarrje të freskët pas ngrënies është mjaft e padëmshme, por një nutricioniste paralajmëron se nuk është kështu. Gjegjësisht, ajo pohon se është një nga ushqimet që duhet shmangur nëse dëshironi të shmangni fryrjen.

 “Përtypja e çamçakëzit rregullisht, veçanërisht me gojën hapur, mund t’i bëjë njerëzit të gëlltisin ajrin e tepërt që mund të rezultojë në fryrje ose gazra,” shpjegoi ajo.

 Pijet e gazuara

“Kjo është e ngjashme me çamçakëzin pasi flluskat brenda këtyre pijeve përmbajnë ajër”, shpjegon dietologia. “Konsumimi i pijeve të gazuara do të thotë që ky ajër hyn në traktin tonë tretës dhe mund të shkaktojë një ndjenjë fryrjeje. Përveç kësaj, këto pije shpesh mund të jenë mjaft të larta në sheqer, ndaj është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me konsumin e tyre në mënyrë që të mos kalojmë sasinë e rekomanduar. 30 gram sheqerna të shtuar në ditë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme