Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eliminimi i Nigerisë, trajnerin akuzon Congon për “praktika magjie” gjatë penalltive

NULL NULL
17.11.2025 19:56

Shpresat e Nigerisë për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 morën fund pas përballjes dramatike të mbrëmshme ndaj DR Congos në play-off.

Pas një barazimi 1:1 në kohën e rregullt, kualifikimi u vendos nga penalltitë, ku futbollistët kongolezë u treguan më të saktë dhe fituan duelin final.

Pas ndeshjes, trajneri i Nigerisë, Eric Chelle, shkaktoi polemika duke deklaruar se lojtarët dhe stafi i DR Congos përdorën “vudu” gjatë ekzekutimit të penalltive.

Sipas tij, këto veprime shkaktuan presion te lojtarët nigerianë dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar.

“Gjatë gjithë serisë së penalltive, vura re lëvizje dhe gjeste që më dukeshin si praktika vudu… ndaj edhe u tensionova me ta,” tha Chelle pas takimit.

Me këtë fitore, DR Congo siguron të drejtën të luajë finalen e fundit të muajit mars, duel që do të përcaktojë biletën e tyre të mundshme për Kupën e Botës 2026.

lajme të ngjashme