Eliminimi i Fitimit e rrëfimi emocionues i Drenushës, krejt çka ndodhi në ‘Primen’ e mbrëmshëm (VIDEO) NULL NULL 04.01.2025 10:10 04.01.2025 10:10 Me shumë dinamika, akuza dhe me rrëfimin tejet emocional të Drenushës u karakterizua Prime i mbrëmshëm i “Big Brother Vip Kosova 3”. Nisi me pallton e Sarës, e cila shpëtoi pa u djegur. Ishte Leo ai që e pa se çfarë po ndodhte dhe vrapoi për t’i treguar Sarës se po digjej. Ajo e falenderoi publikisht Leon se ia ka shpëtuar jetën. Dinamika tjetër kishte të bënte me Drenushën, Xhenetën dhe Gjestin. Drenusha u pyet nga Dini se nëse është e vërtetë që e njëjta nuk do t’i shoh bashkë në një lidhje ata të dy, ashtu siç aludohet nga Gjesti. Ajo i tha se nuk është e vërtetë por ka pasur problem me Gjestin vetëm në veprimet e tij ndaj Xhenetës, transmeton Klankosova.tv. Prime vijoi me Xhentën, e cila ishte prekur nga familja e Gjestit. Në një moment, Xheneta kishte pyetur motrën e Gjestit nëse “po e kap lemza”, meqë po e përmendin, dhe ajo nuk i është përgjigjur. Madje, Xhenta potencon se ajo u ka thënë edhe natën e mirë, por ata nuk ia kanë kthyer. “U preka shumë”, tha Xheneta, ndërsa u paraqiten sekuanca kjo ajo shfaqet duke qarë. Banorja e “Big Brother Vip Kosova 3”, Drenusha Latifi ka bërë rrëfimin e jetës, duke sjellë emocione të forta. Rrëfimin emocional e nisi me detaje nga fëmijëria dhe mungesën e babait. “Akoma nuk e kam pranuar faktin e vdekjes së tij”, potencoi Drenusha. Ajo shton se po ta kishte babain gjallë, nuk do të kishte pasur jetën që e ka sot. Tutje, ajo zbuloi detaje nga relacioni me vëllain, kur e kishte një situatë tejet depresive. Natyrisht, Drenusha ka rrëfyer edhe detaje nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Atilla Kardesh. Drenusha tregoi për periudhën e vështirë kur kishte shkuar për herë të parë në Suedi dhe bashkë me vajzën kishin jetuar në hotel. Duke bërë të ditur se fëmijët e saj janë gjëja më e bukur për të, ajo tha se është gruaja më me zë e momentit. Krejt në fund, ajo foli edhe për eksperiencën si modele. Përveç shoqes së saj që i kishte ardhur për vizitë, Drenushën e vizitoi edhe e ëma. Nëna e Drenushës i ka treguar që arsyeja nuk ka qenë në vizitë te ajo, ka qenë për shkak se nuk ka mundur t’i bie fëmijët. Ajo thotë se Atilla nuk e ka lejuar me shkakun që mos të ekspozohen në Big Brother. Ndonëse nëna i dha një mbështetje të madhe Drenushës që të vazhdojë lojën brenda. Ndërkohë, Fitimi ishte banori që lë përfundimisht shtëpinë e “Vëllait të Madh” në ‘Prime’-n, e sotëm. Sipas votave të publikut, banori që mori më pak vota në pyetjen “Kë doni të shpëtoni?”, ishte Fitimi, transmeton Klankosova.tv. E, ata u përmbyll me debatin që patën Sara e Xheneta. Sara dhe Xheneta kanë pasur debate gjatë kësaj jave, kjo për shkak se kjo e fundit e kritikoi për moderimin që pati aktorja në festën e natës së Vitit të Ri. Për më shumë detaje nga i gjithë spektakli LIVE, ndiqeni videon e mëposhtme të plotë: