Elezi: Zgjedhjet kaluan mirë dhe pa asnjë incident NULL NULL 15.02.2021 10:10 15.02.2021 10:10 Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në bazë të raportimeve të pranuara në dhomën operative të KQZ-së e formuar bashkë me policinë e Kosovës dhe Prokurorinë, procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur incidente, njofton Klan Kosova. Duke folur nga QNR-ja, Elezi tha se deri më tani janë procesuar rreth 99% e rezultateve të vendvotimeve. “Kanë mbetur pa u proceduar diku rreth 40 vendvotimeve, të dhënat e të cilave do t’i ngarkojmë gjatë ditës së sotme në faqe. Proceci i numrit të fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje, në faqe janë shfaqur të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve”. Elezi foli edhe për mungesën e fletëvotimeve të atyre që kanë dashur të votojnë me kusht. “Kemi parë dje raportime sa i përket mungesës së fletëvotimeve. Pse ndodh mungesa e zarfeve? Ka të bëjë me faktin se KQZ nuk mundet asnjëherë të planifikojë saktë se sa qytetarë do të shkojnë të votojnë me kusht. Teorikisht një vendvotim i dyfishtë do të mund të votonin të gjithë qytetarët me të drejtë vote, duke qenë kështu, atëherë është e pamundur të planifikojmë saktë se sa do të votojnë me kusht në një vendvotim prandaj mund të shfaqen mungesa të zarfeve”. “Aktualisht në QNR është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor i përdorur dje në zgjedhje dhe ky material po pranohet kohë pas kohe nga çdo komunë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025