Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elezi: Policia e Kosovës po degradon, mungojnë kapacitetet profesionale (VIDEO)

NULL NULL
09.07.2025 12:54

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar rastin e vdekjes së të riut 27-vjeçar në Lipjan pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë, duke thënë se rasti dëshmoi për mungesë të theksuar të kapaciteteve profesionale brenda Policisë së Kosovës.

“Është dëshmuar se mungojnë kapacitetet profesionale. Policia e Kosovës po degradon. Janë ulur kriteret për përzgjedhjen e policëve për shkak të numrit të madh që po e braktisin policinë dhe mungesës së interesimit për t’u bërë pjesë e saj”.

“Kemi policë që në aspektin fizik janë më dobët të përgatitur se personat me të cilët përballen”,  tha Elezi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.