Elezi: Në Shqipëri ka nisur të lulëzojë krimi, vetgjyqësia po merr vendin e parë (VIDEO) NULL NULL 01.12.2025 13:50 01.12.2025 13:50 Bedri Elezi Shqipëria është tronditur kohëve të fundit nga numri i shtuar i vrasjeve, të cilat më shumë po shquhen si atentate. Lidhur me këtë temë, në emisionin “Kosova Today” ka diskutuar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, transmeton Klankosova.tv. Ai thotë se krimi është duke lulëzuar në shtetin fqinj të Kosovës, derisa shton se organet e drejtësisë atje kanë një performancë të dobët. “Në Shqipëri ka nisur të lulëzojë krimi, dhe vetgjyqësia po duket që po e merr vendin e parë dhe po është një hap para shtetit”, u shpreh Elezi. Sipas Elezit, atentatet në Shqipëri po bëhen nga njerëz të trajnuar mirë, dhe janë mirë të organizuara.