Elezi: Në 2030 një bazë ushtarake amerikane do të ndërtohet në Serbi (VIDEO) NULL NULL 01.07.2025 14:20 01.07.2025 14:20 Ish-diplomati amerikan Johnatan Moore, ka deklaruar se presidenti i ShBA-së Donald Trump, e ka në plan të bëjë bashkimin e shqiptarëve në Ballkan, si faktor stabilizues dhe bashkëpunues në rajon me orientim pro perëndimor. Kjo temë me interes kaq të madh u trajtua sot në emisionin Kosova Today. Me këtë rast eksperti i sigurisë Bedri Elezi, tha se angazhimi në rajon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë përmanente. Elezi deklaroi se një bazë amerikane do të ndërtohet edhe në Serbi. “Baza amerikane “Montith” e cila ka qenë në Gjilan do të ndërtohet para 5 majit të vitit 2030-të në Nish të Beogradit”, deklaroi Elezi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.