Elezi: Ideja e dy urave në Mitrovicë, justifikim për moshapjen e urës së deritanishme (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 13:26 20.06.2025 13:26 Qeveria në detyrë e Kosovës ka bërë të ditur synimin për ndërtimin e dy urave të reja në të dy anët e urës kryesore mbi lumin Ibër, me qëllim të lidhjes së Mitrovicës Veriore, e banuar me shumicë serbe, me Mitrovicën Jugore, e banuar me shumicë shqiptare. Por ky plan është pritur me skepticizëm nga ekspertët e sigurisë. I ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi deklaroi se kjo iniciativë mund të jetë një mënyrë për të justifikuar dështimin në realizimin e ndërtimit të urës së premtuar më herët. “Ideja e dy urave është për t’a justifikuar moshapjen e urës së deritanishme. Kjo është e pakuptimtë”, tha Elezi, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni deklarimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 22 orë më parë