Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elbasan: Gjashtë raste të reja me AIDS

NULL NULL
01.12.2023 18:50
AIDS
AIDS

Gjashtë raste të reja janë regjistruar këtë vit më HIV/AIDS në qarkun e Elbasanit, ndërsa të infektuar në total llogariten 132.

Aktivitete sensibilizuese u shënuan në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, aktivitete të cilat kanë qëllim informimin për mbrojtjen nga sëmundja e cila kryesisht transmetohen nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

“Kryesisht rrugët e transmetimit janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Më shumë të infektuar janë meshkujt. Ne bëjmë apel që personat të cilët dyshojnë, të vijnë të testohen. Testi i HIV është pa pagesë. Çdo person përveç testit merr dhe këshillimet e duhura për sëmundjen, por edhe për sëmundje të tjera infektive. Çdonjëri nga ne është i prekshëm nga HIV/AIDS. Nuk ka njerëz të rrezikshëm, por ka sjellje të rrezikshme që çojnë në prekjen”, tha mjekja Elena Bibaja, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket statistikave, pjesa më e madhe e të prekurve me HIV/AIDS janë meshkuj.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.