El Clasico i 257 në shifra NULL NULL 26.10.2024 17:36 26.10.2024 17:36 El Clasico Sonte me fillim nga ora 21:00, në Bernabeu do të zhvillohet El Clasico i 257-të. Por, si janë ndarë Real Madridi dhe Barcelona ndër vite? Mbretërit kanë 105 fitore. Barca ka 100. Dyshja janë ndarë baras në 52 raste. Real Madridi i ka fituar 4 El Clasico të njëpasnjëshme. Aktualisht, Barcelona mban kreun në LaLiga, e ndjekur nga Reali në vendin e dytë. Në rast të fitores së Mbretërve, do ta kryesonin ligën, ndonëse me pikë të barabarta (27). Në rast të fitores së Barcelonës, distanca mes tyre do të shkojë në 6 pikë. Klasiken e 257-të do të mund ta ndiqni në kanalet sportive të Kujtesa-s në platformën më të madhe në vend, ArtMotion. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025