“El Clasico” e basketbollit, Trepça – Sigal Prishtina në Artmotion NULL NULL 06.10.2024 09:39 06.10.2024 09:39 Në orën 17:15, në palestrën sportive “Minatori”, do të luhet “El Clasico” e basketbollit. Kampioni aktual i Superligës së Kosovës në basketboll është nikoqir i klubit më të trofeshëm në vend. Trepça dhe Sigal Prishtina, do të jenë përballë njëra-tjetrës në supersfidën që transmetohet në platformën më të madhe televizive në vend. Kryeqytetasit nuk kanë fituar ndaj “Torcidës” në 13 përballjet e fundit. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtMotion. Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje. Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës. Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës. Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.