“El Clasico” e basketbollit i takon Trepçës, e mposht Sigal Prishtinën në shtëpi me 13 pikë epërsi NULL NULL 08.12.2024 21:11 08.12.2024 21:11 Kampioni në fuqi Trepça e ka mposhtur Sigal Prishtinën në shtëpi. Epërsia e mitrovicasve në fund të ndeshjes në Pallatin e Rinisë dhe Sportit ishte plot 13 pikë. “Xehëtarët” triumfuan me rezultat 68 me 81. Ndeshja e transmetuar në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe televizive në vend Artmotion, dhuroi një spektakël mjaft të bukur, një lojë mjaft energjike nga dyja palët, por mysafirët sonte treguan superioritet në parket. Në superderbin e javës së 11-të, mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, ku me një seri 0:13 nga 6:3 kaluan në epërsi 6:16, derisa e fituan çerekun e parë 13:22. Vendasit barazuan shifrat në 28:28 në periudhën e dytë, por ‘Xehetarët’ sërish u shkëputën, për të shkuar në pushim me rezultat 33:41. Sigal Prishtina e nisi fuqishëm pjesën e dytë, për të barazuar rezultatin në 41:41, megjithatë, kampionët nuk lejuan përmbysjen, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 54:57. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, Trepça tregoi forcën dhe u shkëput, për të triumfuar 68:81. Te “bardhekaltrit” u dalluan Qua Grant me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me 15 pikë e tetë kërcime, ndërsa te mitrovicasit u dalluan Mikaile Tmusiq me 19 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, Samuel Hunter me 16 pikë e katër kërcime dhe Desmond Cambridge me 17 pikë e shtatë kërcime. Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e katër humbje, kurse Trepça është e para me nëntë fitore e dy humbje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Basketboll Nis sezoni pranveror i basketbollit, të gjitha ndeshjet ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova 5 days