“Ekzaminimi i kancerit të gjirit”, publikohet informatori për gratë (VIDEO) NULL NULL 29.10.2025 12:30 29.10.2025 12:30 Tetori Rozë Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës, sot ka mbajtur një aktivitet në kuadër të muajit rozë, siç njihet edhe tetori. Kjo drejtori ka lansuar informatorin, për gratë nga mosha 18 e deri në 40 vjeç, për hapat që duhet t’i ndjekin ato në ekzaminimin e gjirit. Po ashtu, edhe gratë që mbijetuan nga kanceri i gjirit, dhanë shembujt e tyre se si i përballuan sfidat me këtë sëmundje. Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, dha detaje nga ky aktivitet.