Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekstradohet nga Kosova në Gjermani i kërkuari për trafikim me narkotikë

NULL NULL
01.07.2026 16:08

Policia e Kosovës e ka ekstraduar për në Gjermani një person që kërkohej nga letër-rreshtim ndërkombëtar.

Në një njoftim për media thuhet se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot më 01.07.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit gjerman A.R.

“I dyshuarit ishte  arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Gjermanisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe pas bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme