Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” e Ben Blushit hapet sonte në Tiranë

NULL NULL
03.04.2025 08:48

“Shqiptarë të panjohur” është ekspozita fotografike e cila do të hapet sonte nga ora 19:00 në qendrën COD, në Tiranë.

Autori i kësaj ekspozite, shkrimtari dhe gazetari i njohur shqiptar Ben Blushi, përmes 42 fotografive na fton të shohim përtej sipërfaqes, të çmontojmë narrativën e zakonshme dhe të përqafojmë një Shqipëri më të pasur dhe më të gjerë, ku çdo individ, i njohur ose i panjohur, është pjesë e historisë dhe kulturës së vendit.

Në këtë cikël fotografish “Shqiptarë të Panjohur” janë të përfshirë njerëz të panjohur të cilët autori i ka takuar në rrugët e Shqipërisë, në qytete dhe fshatra të vogla.

Kurator i ekspozitës është Rubin Kadiu, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur nga data 03 deri më 30 prill në hollin e Kryeministrisë së Shqipërisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by COD (@centerforopennessanddialogue)

lajme të ngjashme