Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë

NULL NULL
17.06.2015 10:02

Koncepti kuratorial i sivjetmë në linjat e furnizimit do të jenë fotografia dhe logjistika.

Kështu Galeria Kombëtare e Kosovës, ka hapur konkursin për edicionin e katërmbëdhjetë të ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë ‘’Gjon Mili’’ 2015.

Teknologjitë e prodhimit të imazhit fotografik luajnë rol qendror në sistemet e krijimit të kuptimit të cilat kanë synim të përvijojnë realitetin tonë: nga shkencat mjekësore e deri tek forenzika, nga astronomia deri te organet e mbikëqyrjes; nga lufta me dron deri te mediet sociale.

 I edukuar si inxhinier, Gjon Mili njihet si pionier i përdorimit të instrumenteve stroboskopike në prodhimin e fotografive të cilat kapin një varg veprimesh brenda një imazhi. Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë Gjon Mili 2015 e merr këtë praktikë të kapjes së lëvizjes brenda një imazhi të vetëm dhe të qetë si metaforë për pyetjet rreth marrëdhënies së fotografisë me shkencën dhe logjistikën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.