Ekspozita artizanale “Guximi”, Hovenier: U shfaq arti unik i të mbijetuarve të dhunës në baza gjinore NULL NULL 03.12.2024 16:57 03.12.2024 16:57 Ambasadori amerikan gjate ekspozites se grave te dhunuara nga lufta Në objektin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot u shpalos ekspozita artizanale “Guximi”, nga të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore. Në një postim në platformën X, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka thënë se patën nderin që të presin këtë ekspozitë, që sipas tij, shfaq artin unik të të mbijetuarve të dhunës në baza gjinore. “Pjesët e bukura jo vetëm që simbolizojnë luftën kundër stigmës, por mbështesin pavarësinë ekonomike dhe fuqizimin e të mbijetuarve”, ka thënë Hovenier. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025