Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertja shqiptare e lëkurës tregon se çfarë tretmane bëri nëna e Rita Orës, Vera Ora (VIDEO)

NULL NULL
25.10.2023 21:08

Ekspertja shqiptare e lëkurës tregon se çfarë tretmane bëri nëna e Rita Orës, Vera Ora

E mërkura në emisionin “Ora e Pasdites” i dedikua kujdesit ndaj lëkurës. E ftuar për të biseduar se si ta trajtojmë lëkurën ishte ekspertja Teuta Ramadani – Tunizliu.

Ajo, foli tregoi për teknikat e mesazheve të fytyrës të cilat nëse aplikohen mund të i dhurojnë asaj një pamje të shëndrritshme dhe rrezatuese.

“Masazhi fytyrës ka masazhe të shumta në lëkurë, duke nisur nga qarkullimi i gjakut, i cili dihet se përmban materi ushqyese, si oksigjen për lëkurën, dhe kështu lëkura oksigjenohet dhe do të ketë një pamje më rrezatuese dhe më të shëndritshme për shkak të oksigjenit”, u shpreh Ramadani- Tunizliu.

Ekspertja i përmendi edhe mjetet që mund të përdorën për të i bërë masazh fytyrës, si dhe efektet që mund t’i dhurojnë.

“Nëse përdorim gua-sha, normal që prerja dhe forma e saj munden me i aktivizu disa pjesë të fytyrës, si pjesa e syve, dhe kjo më mirë se sa gishtrinjët. Gjithashtu, për të i ndihmuar kualitetin e kapilarëve të gjakut, të ftohen mjetët të cilat punojmë si për shembull luga ose gua-sha dhe rollerët, dhe të kenë një temperaturë më të ftohët, në mënyrë që me ndihmuar freskimin e lëkurës”, tha ajo.

Teuta Ramadani – Tunizliu, rrëfu edhe vizitën që i bëri nëna e Rita Orës, Vera Ora në klinkën e saj.

E këtë do të mund ta kuptoni përmes linkut të mëposhtëm:

lajme të ngjashme