Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eksperti ndërkombëtar: Zhgënjim i madh që nuk pati takim trepalësh dje në Bruksel (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2024 18:30
Toby Vogel, ekspert i dialogut
Toby Vogel, ekspert i dialogut

Toby Vogel, ekspert i dialogut, ka folur për mosmbajtjen e një takimi trepalësh dje në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se tani është duke përfunduar një fazë e dialogut, sipas tij, duhet të fillojë një fazë e re.

“Ishte një zhgënjim i madh, padyshim për Borrell, nuk pati një takim mes drejtuesve dhe nuk pati asgjë, as një rezultat të prekshëm nga ky takim. Duke thënë këtë, mendoj se nuk është një sekret i madh të thuhet se dialogu ka vdekur prej disa muajsh, prej një viti, madje prej më shumë se një viti”.

“Ai nuk ka dhënë atë që duhej të jepte e cila është të paktën një rrugë për një marrëveshje ligjore të detyrueshme, gjithëpërfshirëse, e normalizimi që thjeshtë nuk ka ndodhur për shumë vite. Dialogu ka shërbyer si një vend për menaxhimin e krizave, pra në një farë kuptimi kjo është paksa e trishtueshme. Por është një përfundim mjaft logjik i kësaj faze të cilën tani mund ta kalojmë “.

“Pra, në një farë kuptimi kjo është paksa e trishtueshme, por është një përfundim mjaft logjik i kësaj faze të dialogut, nga e cila mendoj se tani mund të kalojmë sepse ka mbaruar, ka mbaruar. Borrell do të jetë jashtë, Leiçak do të jetë jashtë, dhe kjo është ajo”, ka thënë Vogel. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.