Eksperti i sigurisë: Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ndalon shpërndarjen e Covid-19 NULL NULL 12.07.2020 08:30 12.07.2020 08:30 Eksperti i njohur i sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në situatën e tanishme të vendit me Covid-19 është e panevojshme. Qehaja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit. “Gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ku të gjitha format tjera do të shtereshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion,ku ushtria ka rëndom rol prijës”. “Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik (lexo: disiplinimin e popullatës) nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit,krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar Qehaja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë