Eksperti i mafias tregon cili është shteti më i korruptuar në botë NULL NULL 30.05.2016 00:48 30.05.2016 00:48 Britania e Madhe është shteti më i korruptuar në botë, sipas ekspertit të mafias dhe shkrimtarit Roberto Saviano, njofton Klan Kosova. Saviano, është autori i njërit nga librat më të lexuar për mafian që zbulon të fshehtat e bandës napolitane “Gomorrah”, grupit kriminal më brutale në botë dhe po ashtu ka shkruar librin tjetër shumë të shitur “ZeroZeroZero”, që flet për krimin internacional dhe kartelet e drogës. Ai qysh nga 2006 jeton nën mbrojtjen policore, sepse ka marrë kërcënime të vazhdueshme nga mafiozët italianë. Saviano komentet për Britaninë i ka bërë në Hay Literary Festival që organizohet në Uells, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova. “Nëse unë ju pyes juve se ‘cili është vendi më i korruptuar në botë?’, ju sigurisht do të thoni se është Afganistani, ndoshta Greqia, Nigeria, jugu i Italisë, por unë do t’ju them se është Britania e Madhe”, ka thënë Saviano derisa po u fliste të pranishmëve në Hay-on-Wye. “Nuk është në pyetje burokracia, as policia, nuk është as politika, por çfarë është i korruptuar komplet në Britani, është sistemi financiar – kapitali financiar. 90 për qind e pronarëve të kapitalit në Londër kanë kompanitë e tyre offshore”. “Vendet si Jersey dhe Cayman janë dyert që çojnë në krimin ekonomik në Europë dhe Britania e lejon këtë”, ka thënë Saviano. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.