Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Eksperti financiar Ajvazi: Përveç shtrenjtimit, bizneset në Ferizaj pa rrymë mbi 24 orë

NULL NULL
20.06.2025 17:35
Foto: Arkiva

Eksperti financiar Kushtrim Ajvazi ka thënë se një pjesë e bizneseve prodhuese në Ferizaj janë pa energji elektrike më shumë se 24 orë.

Në një postim në Facebook, i njëjti është shprehur se kjo gjendje është alarmuese për prodhuesit në këtë qytet.

Ajvazi theksoi se mos stabiliteti energjetik po shkakton dëme në investime, kontrata dhe vende të punës.

“Përveç që u detyruan me dalë dhunshëm në tregun e lirë, ku po paguajnë 2-3 fish më shtrenjtë për rrymën. Tash, përveç çmimit të lartë, po përballen edhe me ndërprerje totale të furnizimit – me arsyetimin ‘punime në rrjet’…”, u shpreh Ajvazi.

“Dëmi është i jashtëzakonshëm për prodhimin vendor. Mungesa e stabilitetit energjetik po i shkatërron investimet, kontratat dhe vendet e punës”, ka thënë Ajvazi.

Ajvazi shtoi se kjo situatë është rrezik i drejtpërdrejtë për ekzistencën e industrisë vendore, si dhe shtoi: “Kërkojmë urgjentisht zgjidhje!”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.