Ekspertët thonë se George Floyd ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit NULL NULL 08.04.2021 22:56 08.04.2021 22:56 Amerikani George Floyd ka vdekur si pasojë e mungesës së oksigjenit, derisa ishte munduar me një gisht të kishte si pikë mbështetëse gomën veturës, që ishte pranë kur kishte ndodhur arrestimi i tij nga policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka deklaruar mjeku i kujdesit intensiv Martin Tobin, në seancën gjyqësore të ish-oficerit të policisë, Dereck Chauvin, të enjten. Chauvin, ishte gjiruar derisa kishte qëndruar për nëntë minuta në qafën e Floyd, gjatë arrestimit. Ish-oficeri është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundër tij. Doktori i ka kundërshtuar argumentet e palës mbrojtëse të Chauvin, të cilët deklaruan se ilaçi “fentanyl” që përdoret si kurë e anestezisë, ishte shkaku që i ndjeri nuk ka pasë mundësi të merrte frymë. Një raport i toksikologjisë i lëshuar në qershorin e vitit të kaluar thotë se Floyd kishte “fentanil” në trupin e tij. Sidoqoftë, doktori tha se frymëmarrja e Floyd nuk ishte aq shumë e ngadalsuar si pasojë e ilaçit sa për të pasë humbje totale të oksigjenit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025