Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët: Shteti të mendojë më shumë për infrastrukturën e vet jetike

NULL NULL
11.12.2024 23:27

Ra sulmi në kanalin “Ibër Lepenc” e u kuptua që shteti duhet të mendojë më shumë për infrastrukturën e vetë jetike, gjithandej vendit, ani se mënyra qysh bëhet kjo u saktësua me ligjin përkatës, i cili u miratua më 2018.

Sipas njohësve të këtyre fushave, të paktën në dy nga këta sektorë, ujë dhe energjia elektrike, ka një situatë të brishtë, madje lehtë të cenueshme, nga shumë faktorë.

Dhjetë vjet më parë, më 2014, ishte diskutuar ideja që të ndërtohej edhe një liqe tjetër artificial që do të ndihmonte, në raste emergjente, si ky i Varagës, për ftohjen e termocentraleve në Kosovën B, që prodhojnë rrymë për më shumë se 60 për qind nga konsumi i përgjithshëm në vend.

Ky projekt nuk u jetësua dhe kjo, sipas ekspertëve, është gabim i madh pasi konsiderohet se investimet në burime shtesë të ujit janë të domosdoshme.

Duke qenë se nuk u bënë asetet e reja kritike, apelohet që ato ekzistueset të ruhen me çdo kusht.

Emisionin e plotë MAT në Klan Kosova mund ta ndiqni më poshtë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.