Ekspertët me paralajmërim për të gjithë ata që e kanë kaluar gripin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspertët me paralajmërim për të gjithë ata që e kanë kaluar gripin

NULL NULL
30.03.2023 16:55
Gripi

Paralajmërim urgjent për këdo që ka pasur grip mbi rrezikun e shtuar të ndërlikimeve vrasëse të heshtura.

Studimi i fundit tregon se nëse e keni kaluar gripin, keni gjashtë herë më shumë gjasa që të pësoni sulm në zemër.

Studiuesit holandezë zbuluan se komplikimet janë dukshëm më të mundshme, pasi të keni kaluar një grip, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ekipi tha se gripi rrit rrezikun sepse mund të ketë mpiksje të gjakut, i cili mund të bllokojë furnizimin në zemër, duke çuar në një atak.

“Rezultatet tona miratojnë strategjitë për të parandaluar infeksionin e gripit, duke përfshirë vaksinimin. Gjithashtu bëjmë thirrje për një ndërgjegjësim të rritur mes mjekëve dhe pacientëve me grip, të shtruar në spital për simptomat e sulmeve në zemër”, thonë ekspertët.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.