Ekspertët kritikojnë BE-në për çështjen e integrimit të Kosovës (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 06.05.2021 20:17 nga Drin Demiri 06.05.2021 20:17 Për të fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Kosova duhet ta përmbyllë me marrëveshje dialogun me Serbinë. Këtë të mërkurën e tha i dërguari i posaçëm i unionit, Miroslav Lajçak. Por zotimi i ri i evropianëve, po konsiderohet si vështirë i besueshëm për kosovarët. Kjo meqë për liberalizimin e vizave ishte kërkuar ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, por as kur ajo u bë vizat nuk u hoqën, njofton Klan Kosova. Kjo sipas njohësve të integrimeve evropiane, nuk është hera e parë që Bashkimi Evropian përdorë një metodë të tillë ‘motivimi’, për qeveritë prej të cilave pret përfundimin e një çështjeje. Detajet në kronikën më të zgjeruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë