Ekspertët: Barrikaduesit në veri trajnohen nga BIA serbe (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 07.01.2023 20:11 nga Qendresa Tershana 07.01.2023 20:11 Serbët, mesditën e së dielës, do të mblidhen në Shtërpcë. Aty, sipas kryetarit të komunës Dalibor Jevtiq, do të shprehet pakënaqësia e tyre për plagosjen e dy të rinjve 11 e 21 vjeç. Pikërisht për të njëjtën arsye këta edhe bllokuan rrugën që çon në Shtërpcë për disa orë natën e së shtunës, njofton Klan Kosova. Kështu me shpejtësi, serbët reaguan edhe kur Policia e Kosovës arrestoi ish-policin Dejan Pantiq ku iu deshën veç pak orë që këta të barrikadojnë veriun e vendit. Për të ndërmarrë këto veprime, serbët e Kosovës po thuhet se janë të trajnuar nga shërbimet serbe.