Ekspertë francezë të BE-së me mision këshillash e udhëzimesh në Kosovë për operueshmërinë hekurudhore

Ekspertë francezë të BE-së me mision këshillash e udhëzimesh në Kosovë për operueshmërinë hekurudhore

NULL NULL
2 months më parë

Ekspertë francezë të Bashkimit Europian, nga instrumenti i asistencës europiane TAEIX, janë duke punuar me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Fqinjësinë Lindore të BE-së dhe Ndërtimin e Institucioneve në Bashkimin Europian, Lawrence Meredith, përmes një reagimi në Twitter, njofton Klankosova.tv.

Sipas tij, qëllimi i misionit të ekspertëve është që të ofrojë këshilla dhe udhëzime për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë për harmonizimin e legjislacionit për ndëroperueshmërinë hekurudhore në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së.

Ekspertët e TAIEX do të ndajnë ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërveprimin e sistemeve hekurudhore dhe do të këshillojnë për përgatitjen e dokumenteve përkatëse.