Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekskluzivisht në ArtSport: “El Clasico” e basketbollit kosovar luhet sonte

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 30.10.2021 16:00

Ndeshjet mes tyre kanë qenë çdo herë të zjarrta dhe jo rrallë herë kanë vendosur kampionin dhe skuadrat që do jenë në playoff ose finale. Trepça do të pres sonte në “Minatori” rivalët e tyre të mëdhenjë, Sigal Prishtinën në ndeshjen kryesore të së shtunës nga Artmotion Superliga e Basketbollit.

Kjo përballje do të filloj nga ora 19:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit.

Pas 7 xhirove të zhvilluara të dy skuadrat ndahen nga vetëm një pikë prej njëra tjetrës. Mitrovicasit e Trepçës qëndrojnë të katërtit në renditje me 5 fitore dhe dy disfata teksa nga ana tjetër Sigal Prishtina janë të gjashtët me katër fitore dhe 3 humbje.

Trepça, 5-shja e mundshme startuese:

Cockfield, Gordon, Hajrizi, Hot, Zekiqi

Sigal Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:

Palokaj, Zeqiri, Burke, Janjeva, Tomsick

 

lajme të ngjashme