Ekskluzivisht, flasin për herë të parë Lumbardhi dhe Kaderi tek Ora e Pasdites (VIDEO) NULL NULL 05.02.2024 20:59 05.02.2024 20:59 Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” të ftuar ishin Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, në një intervistë të parë si çift pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova. Ata së bashku me moderatoren Njomza diskutuan për fitoren e madhe të Lumbardhit, për jeten e tyre si çift pas përfundimit të Big Brother Vip Kosova si dhe për shumëçka tjetër. Lumbardhi u shpreh: “Kam qenë i akuzuar prej banorëve që kam hy me bo lidhje por unë nuk e kam pas asnjë ide se qysh është formati i Big Brother, që duhet të ketë strategji dhe as që një lidhje mund të krijojë shumë interes për njerëzit jashtë. Ka qenë e shkruar me ardh Kaderi brenda në Big Brother dhe me gjetë dashnin brenda, Kaderi ka një zemër pa helm është një vajzë shumë e sjellshme, shumë e respektueshme ka shumë sende të mira. Nesër kam me taku babain e Kaderit se ka ardh nga Suedia dhe kam pak emocione. Kur kam vendos me hy në Big Brother Vip Kosova qëllimi ka me qenë me qëndru për një kohë më afatgjatë në Kosovë, kështu që edhe çmimin që e kam fitu ka me qenë investim në vendin tim në Kosovë”. “Brenda sa kam qenë nuk e kam ditë se çfarë po ndodh jashtë, pasi kam dalë të nesërmen kur jam zgju në mëngjes kam pa shumë komente të mira, 95 për qind e komenteve kanë qenë shumë pozitive dhe kur kam dalë në publik njerëzit më kanë fol vetëm fjalë të mira. Familja e Lumit është një familje shumë e mirë e kam thënë edhe në intervista të tjera, atë ditë kur kam shku te shtëpija e tyre kisha pak mbare se kan qenë tepër kallabllak por jam ndje shumë mirë, më kan pritë aq mirë sa nuk e kam pritë as vetë” u shpreh Kaderi. Për të kuptuar më shumë rreth Lumbardhit dhe Kaderit, atëhere klikoni tek linku i mëposhtëm.